Pamje nga droni: Kqyreni momentin kur kamikazi e çon n’hava bazën ushtarake

Talebanët në Afganistan kanë publikue për herë të parë nji video, ku shfaqet momenti kur nji autobombë çon n’hava bazën ushtarake në provincën Helmand.

Kjo asht hera e parë që militantët e këtij grupi përdorin dronin për me filmue nji sulm.

Në video shihet se qysh nji kamikaz i afrohet me kerrin e mbushun me eksploziv bazës ushtarake Nava, me ç’rast çohet n’hava krejt kompleksi, derisa mbas disa sekondave krijohet nji re në formë kërpudhe.