Pamje shqetësuese: Momenti kur demi vret matadorin ma të famshëm

Nji luftar i famshëm demash asht goditë për vdekje me brinë përpara mija spektatorësh te tmerruem, përfshi edhe gruen e tij – tue shënue kështu vdekjen e parë të nji matadori në Spanjë që prej fillimit të këtij shekulli.

Toradori Víctor Barrio, 29 vjeç, mori disa plagë vdekjepruse gjatë shfaqjes së tij që po transmetohej në TV, në qytetin e Teruelit në Aragonë, në lindje të Spanjës.

Grueja e tij e shokueme, Raquel Sanz, ishte ndërmjet spektatorëve dhe nji prej dëshmitareve të tragjedisë, derisa kolegët matadorë të Barrios përpiqeshin që me ndihmue atë.