Pamje shqetësuese: Vrasësi i Priftit: Ju të krishtenët na vrani neve

Nji nga dy personat që hyni në nji kishë në veri të Francës, tue i pre fytin nji prifti, asht identifikue si Adel Kermiche.

19-vjeçari, i vetëhpallun si ushtar i Shtetit Islamik, po monitorohej me byzylykun elektronik mbasi ishte arrestue, sepse kishte tentue të largohej dy herë nga Franca për me luftue në Siri.

Pamvarësisht se ishte lirue ma herët nga burgu, ai mund të lëvizte i pambikqyrun gjatë ditës.

Kermiche dhe nji bashkëpunëtor i tij, e detyruen priftin 84-vjeçar, Jacques Hamel të gjujëzohej, para se të filmonin veten tue ja pre kryet në altar.

Të dy u qëlluen për vdekje nga policia franceze, teksa dilnin nga kisha tue thirrë: Allahu Akbar.

Motra Danielle, nji murgeshë që u arratis, thotë: “Ata më thanë ‘ju të krishterët, ju na vrani neve’.

3-245 11-168

prifti