Kështu po plaçkitet metropoli gjerman nga anarkistët e dhunshëm! (video)

Gjatë tanë natës, ata që thonë se janë kundër Samitit të G20’tshit, kanë ba dame të mëdha nëpër metropolin gjerman të Hamburgut.

“Këtu jam sepse G20 asht shkaktar i të këqijave në botë. Lufta asht e keqe, por edhe kapitalizmi vret”, ka thanë për CNN nji protestues, që u ba pjesë e turmës shkatërrimtare.

“Kjo protestë ka dalë jashtë kontrollit”, thotë nji nga organizatorët, Andreas Blechschmidt, shkruen Telegrafi.

 

Policia ka publikue pamjet e plaçkitjeve në lokale. Por, damet janë ma të mëdha meqë janë djeg kerret, kontejnerët e mbeturinave, ndërsa damtime tjera ka kudo ku kishte protestues.

“Nuk kemi pa kurrë kaq dhunë dhe urrejtje”, thotë zadhanësi i Policisë së Hamburgut, Timo Zill.