Pamje të tutshme: Shembet ura në Lecco t’Italisë, 1 i vdekun e 5 të plagosun

Nji person ka vdekë dhe 5 të tjerë kanë mbetë të plagosun mbas shembjes së nji mbikalimi në autostradën numër 36 në zonën e liqenit të Comos.

Simbas policisë, katër prej të plagosunve janë në gjendje të randë, mes të cilëve 3 janë fëmi dhe janë dërgue me urgjencë në spitalin e Leccos.