Pamje tronditëse nga sulmi në New York, qysh ndodhi krejt ngjarja! (video/foto)

Ky asht nji moment mjaft tronditës kur nji shofër në ndikimin e marihuanës goditi disa përsona me kerrin e tij në sheshin kryesor të New Yorkut.
Shoferi u identifikue si 26-vjeçari Riçard Rojas nga Bronksi, ai asht arrestue në mënyrë dramatike t’Ejten mbasi goditi për vdekje nji vajzë dhe lëndoi disa persona.

Rojas si i çmendun tentoi me u largue nga vendi i ngjarjes, por që nuk arriti t’ikte shumë larg, transmeton lajmi.net.

Pamje të publikueme nga kamerat e sigurisë tregojnë se me çfarë shpejtësie të madhe u fut ai me kerr midis turmës së njerëzve, tue lanë të vdekun nji person dhe tue plagos ma shumë se 22 të tjerë.

Rojas i tha policisë se ai dëshironte me i vra ata dhe pastaj kërkoi nga policët me vra atë.

“Ju ishit dasht të më vrisnit, doja me i vra ata”, ndigjohet tue thanë Rojas.

Ky person asht dënue edhe ma herët për armëmbajtje pa leje.

Marihuana që kishte marrë Rojas kishte shkaktue halicinacione, tue ba që ai me u futë mbrenda turmës së njerëzve.

Nga 22 të lënduem, policia tha se katër persona u plagosën randë me fraktura të hapuna dhe trauma të shumta dhe tre të tjerë u plagosën randë – të gjithë u shtruen në spital.

Rreth 15 të tjerë nuk u plagosën randë dhe nuk u shtruen në spital.