Pamvarësisht premtimit për udhëtim falas nga Shpendi, pensionistët nxjerren me dhunë nga autobusi (video)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte premtue udhëtim falas për pensionistët.

Fillimisht, linja 3 dhe 4 u obliguen që të marrin pa pagesë vetëm pensionistët.

Pamvarësisht kësaj, pensionistët po kanë probleme për me qarkullue.

Në nji video që e ka sigurue Gazeta Express, shihet se si shoferi bashkë me konduktorin e autobusit të linjës 3, i cili çon në lagjen ‘Kodra e Trimave’, i kanë nxjerrë me dhunë jashtë nga autobusi disa pensionistë, të cilët kishin shfrytëzue këtë linjë për me shkue në destinacionet e tyne.