PAN-AKR, marrëveshja në fazën finale!

Koalicioni PDK-AAK-NISMA dhe Aleanca Kosova e Re në parim janë dakordue për marrëveshje bashkëqeverisëse.

Burime të Indeksonline mbrenda PAN’it thonë se detajet e fundit mes këtyne subjekteve politike kanë mbet m’u bisedue sot gjatë ditës.

“Nëse marrëveshja në parim nuk prishet për ndonji detaj, mund të themi se ka marrëveshje mes PAN dhe AKR”, ka thanë nji zyrtar i naltë i PAN’it.

Ishte vet Kryetari i AKR’s, Behgjet Pacolli i pari ai që konfirmoi publikisht prishjen e marrëveshjes me LDK’në.

Shperndaje në: