PAN: AKR me heqë dorë nga njana prej 5 ministrive, bllokada vazhdon!

Nji marrëveshje mes koalicionit PANA (PDK-AAK-NISMA-AKR) dhe Listës Serbe për me krijue Qeverinë e Kosovës, ka ngec për shkak të posteve.

Fakti që AKR e Behgjet Pacollit ka marrë 5 ministri, 1 Zv.kryeministër, dhe shtatë zv.ministra me vetëm 4 deputetë në Kuvendin e Kosovës, duket se ka nxit Listën Serbe që ka 10 vende të rezervueme në Kuvend me rritë pazarin dhe me kërkue ma shumë poste.

Marrëveshja e arritun mes koalicionit PAN dhe AKR’s thotë se Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Mbrendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë me i takue AKR’s.

Deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala në RTK Dukagjini, tha se Lista Serbe po kërkon ma shumë poste dhe se kjo mundet me prekë direkt AKR’n.

“Ndoshta Pacolli duhet me heq dorë nga nji post dhe me shkue përpara”, ka thanë Shala.

Takimi i sotëm mes koalicionit PANA dhe Listës Serbe ka dështue në arritjen e nji marrëveshje pikërisht për shkak se Lista Serbe po kërkon ma shumë poste udhëheqëse në Qeverinë e Kosovës.

 

Shperndaje në: