PAN- AKR si koalicion bajnë marrëveshje edhe për ndamjen e ministrive!

Edhe pse ende nuk asht zyrtarizue, tashma koalicioni PAN ka gjet partnerin qeveritar që ju ban të mundun formimin e institucioneve.

Këtij koalicioni që doli i pari në zgjedhjet e 11 Qershorit, ka me ju bashkue edhe AKR e Behgjet Pacollit.

Metro ka mësue nga burime mbrenda PAN’it dhe AKR’s, se tanima asht arritë marrëveshja edhe për ndamjen e resoreve qeveritare.

PAN, mësohet të jetë pajtue edhe me kërkesën kryesore të AKR’s.

Ministria e Jashtme ka m’u drejtue nga Behgjet Pacolli.

Me këtë AKR asht bind m’u ba pjesë e koalicionit, dhe t’Ejten e ardhshme, me votue Kadri Veselin për Kryetar të Kuvendit, e më pas edhe Qeverinë Haradinaj.

Në këtë koalicion, sa i përket ndamjes së dikastereve qeveritare, ma e fituemja ka dalë të jetë Nisma e Fatmir Limajt.

Kjo parti, janë marrë vesh me drejtue disa nga ministritë ma të randësishme në vend.

Partia e Limajt, mësohet se ka me drejtue Ministrinë e Arsimit, atë të Tregtisë dhe Industrisë, dhe do të ketë zavendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, të cilën ka me drejtue Lista Serbe.

Në këtë ministri mësohet se nuk do të ketë zavendësministër tjetër, përveç atij nga Nisma, dhe kjo me qëllimin që roli i zavendësministrit të mos jetë simbolik siç ndodhë zakonisht.

Nga ajo që ka arritë me mesue gazeta deri tash, Nisma, ka me drejtue edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

N’anën tjetër, PDK e cila deri vonë kishte drejtue dikasteret kryesore qeveritare, tue përfshi edhe dy mandate të Kryeministrit, në qeverinë Haradinaj del të jetë humbësja ma e madhe.  Partia e kryetarit Veseli, do të mjaftohet me Ministrinë e Punëve të Mbrendshme, si resori ma i randësishëm që ajo ka me drejtue në kuadër të kësaj Qeverie.

Gjithashtu, PDK’s ka me ju besue edhe Ministria e Integrimeve.

Ndërsa, AAK përveç Kryeministrit, mësohet se ka me drejtue edhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.