PAN e jep lajmin, qe kur thirret seanca e re! (foto)

Sot ishte vazhdimi i pestë i seancës konstituive ku nuk u arritë m’u zgjedhë Kryetari as Nënkryetarët e këtij institucioni.

Mirëpo, koalicioni fitues i zgjedhjeve zotohet se shumë shpejtë ka me i themelue institucionet ndonëse tash kaluen ma se dy muej.

Nënkryetari i PDK’s, Memli Krasniqi, i tha lajmi.net se shumë shpejt ka m’u përcaktue për thirrjen e seancën konstituive, tue mos dhanë datë konkrete.

“Shumë shpejt. Ende nuk kemi përcaktue datë, por jemi të gatshëm që shumë shpejt sepse jemi në përfundim të konsolidimit të mbështetjes së mjaftueshme të deputetëve për me i themelue institucionet edhe Kuvendin por edhe Qeverinë”, ka thanë Krasniqi.