PAN e jep lajmin, qe qysh e bajmë Qeverinë

Partitë politike ende nuk janë ulë me bisedue për krijimin e institucioneve të reja.

Por, bisedat me deputetë të caktuem për me i bind me votue kandidatët potencialë për Kryeministër, nuk mungojnë.

Sidomos në koalicionin PDK-AAK-Nisma, në vazhdimësi deklarohen se kanë edhe deputetë nga partitë e tjera që kanë me votue Haradinajn për Kryeministër.

Por nga analistët kjo po shihet si joserioze.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 39 deputetë nuk mundet me ba Qeverinë, qoftë edhe me votat e të gjithë deputetëve të pakicave. Në këtë mënyrë, derisa nuk ka ndonji bisedë zyrtare me partitë e tjera, bisedat me deputetë individualisht vazhdojnë. Këtë e konfirmojnë edhe vetë zyrtarët e këtij koalicioni, të cilët në vazhdimësi thonë se i kanë numrat për krijimin e qeverisë.

Nënkryetari i AAK’s, Pal Lekaj, shprehet i sigurt se edhe deputetë nga partitë e tjera kanë me mbështetë Ramush Haradinajn për Kryeministër.

“Me siguri që nga partitë e tjera, sepse na i kemi 39 deputetë, duhen edhe dy deputetë nga subjektet e tjera, plus minoritarët”, ka thanë Lekaj për Radio Kosovën.

Kjo sjellje e partive politike nga analisti Imer Mushkolaj po shihet si joserioze.

“Zyrtarët e këtyne partive politike bisedojnë msheftazi me deputetë të caktuem veç e veç në mënyrë që ata t’i bindin që t’ju bashkohen për me i ba votat për krijimin e Qeverisë.

Kjo mënyrë nuk asht aspak institucionaliste, asht mënyrë e funkcionimit në kafene e jo në institucione”, thotë Mushkolaj.