PAN ka sigurue 61 vota, qe kur formohet Qeveria

Pamvarësisht votave të pamjaftueshme që si i vetëm me formue Qeverinë, dhe barrikadimit të LAA dhe VV’s për të mos hy në koalicion me PAN’in, koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka arrritë me i ba 61 vota.

Gazeta Metro mëson se Ramush Haradinaj, i nominuem për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka arritë me marrë garanci nga dy deputetë të LDK’s, dhe ka me votue Qeverinë e tij.

Ndërsa, përveç këtyne dy deputetëve, në negociata PAN janë edhe me nji tjetër, i cili me shumë gjasë me votën e tij, ka me ju  bashkue koalicionit prej 39 deputetëve, që bashkë me minoritetet dhe dy deputetët e LDK’s, ka arritë me i ba 61 vota, tue ja mundësue kështu Qeverisë Haradinaj, që në Kuvend me i marrë 62 vota.

N’anën tjetër, opcioni ma i mundshëm i parapamë deri tash, për formimin e Qeverisë nga ana e PAN’it, marrja e AKR’s së Pacollit në koalicion, simbas këtij burimi, thuhet të ketë ra nga kombinimi.

“AKR definitivisht asht jashtë negociatave. Ajo bashkë me LDK’n dhe Alternativën ka me  qenë pjesë e opozitës së re”, ka thanë ky burim.

Ndërsa, tash kur ka mbet edhe pak kohë deri te certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 11 Qershorit, Qeveria asht parapa m’u formue nga fundi i këtoj mueji.

“Mbas konstituimit të Kuvendit, që pritet m’u ba shumë shpejtë mbas certifikimit të rezultateve, Qeveria parashihet m’u formue kah fundi i Korrikut”, ka thanë burimi në fjalë.

Nga e gjithë kjo, rezulton se PAN, nuk do të ketë koalicion me asnji nga partitë politike parlamentare të legjislaturës së re, por me individ të këtyne partive.