PAN kallxon kur ka me marrë pjesë në seancën konstituive

Kuvendi i Kosovës shkoi në nji pushim gjysë orësh mbasi u zgjodh komisioni për verifikimin e mandateve.

Mbas përfundimit të kësaj pauze, duket se në sallë kanë me qenë edhe deputetët e koalicionit PAN, të cilët nuk ishin të pranishëm në minutat e parë të seancës konstituive të legjislaturës së gjashtë.

Drejtues të koalicionit PAN i kanë thanë RTK’s se kanë me qenë në seancë mbas 30 minutave.

Në Kuvend ishin 73 deputetë të cilët votuen pro anëtarëve të zgjedhun të Komisionit.

Në seancë nuk ishte as Teuta Rugova, e cila nuk i asht bashkue grupit të saj parlamentar, e që po e njajta asht takue me Haradinajn ma herët dhe asht thanë se mundet me votue Veselin e Haradinajn.