PAN nis ndamjen e posteve, këto ministri pritet me i drejtue AAK

Koalicioni PAN pritet me i formue institucionet mbrenda javës se ardhshme.

Këtij koalicioni pritet me ju bashkue edhe Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit.

‘Indeksonline’, merr vesh se ditë ma parë asht zhvillue nji takim mes liderëve të këtij koalicioni ku asht diskutue për ndamjen e dikastereve qeveritare.

Sibas këtij burimi, partisë se Ramush Haradinajt, kanë me i takue katër ministri.

Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Forcës se Sigurisë se Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës priten m’u drejtue nga përfaqësues të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës.

E, për me i drejtue këto ministri, si emna të mundshëm merret vesh se janë, Nënkryetari i AAK’s, Pal Lekaj, deputeti Rrustem Berisha, poashtu opcion janë edhe disa nga aderimet e fundit në zgjedhjet e 11 Qershorit.