PAN takohet para seancës, kjo asht arsyeja

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka me mbajtë mbledhjen e radhës në ora 14:00, ndërsa, vetëm gjysë ore ma vonë pritet të mblidhet grupi parlamentar PAN.

Deputetët e PAN’it kanë m’u takue në ndërtesën e Kuvendit ku kanë m’u pajtue për seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet votimi i Qeverisë së re.

I mandatuem për me udhëheq Qeverinë e ardhshme të Kosovës asht lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit asht pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

 

Shperndaje në: