PAN’i e do LDK’n në koalicion

Lidhja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PAN’it po shihet si mundësi e vetme për me krijue nji qeveri stabile gjatë viteve t’ardhshme.

Përfaqësues të PAN’it edhe ma tutje po kambëngulin që në bashkëqeverisje ta kenë LDK’n e Isa Mustafës.

Po ashtu, për këta të fundit oferta edhe ma tutje mbetet e hapun edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Deputet nga koalicioni PAN janë shpreh të bindun se Haradinaj ka me arritë me formue Qeverinë me 61 deputetë apo në koalicion me LDK’n, e cila po cilësohet favorite nga deputetët e AAK’s.

Në anën tjetër edhe lëvizja “Vetëvendosje” ka pranue se po synon marrëveshje me LDK’n, së cilës edhe i ka ba thirrje të hapun për koalicion mbaszgjedhor.

Kurse njohësit e çashtjeve politike thonë se LDK mund të mos jetë pjesë e Qeverisë mbasi, siç thonë ata, partia në koalicion me LDK’n, AKR, mund ta përkrahë koalicionin PAN, që do t’i siguronte atyne votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Rasim Selmanaj i cili në Qeverinë e ardhme ka me qenë deputet nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës, ka thanë për Zërin se ma e mira do t’ishte sikur LDK t’i bashkohej Ramush Haradinajt, mbasi asht e njajta LDK që ma herët e ka kandidue për Kryeministër z. Haradinaj.