Papa: Edhe femnat munden me u ba priftnesha

Edhe femnat munden me u ba priftnesha. Në këtë mënyrë, Papa Françesku i asht kthye nji çashtjeje të vjetër të Kishës Katolike.

Kreu i Vatikanit tha se ka me themelue nji Komision Studimor mbi xhakonatin femnor të kishës primitive, tue e lanë të hapun mundësinë që edhe sot, femnat me u përfshi në hierarkinë fetare.

Nëse ky paralajmërim ka me u kthye në vendim, për herë të parë në 1 mijë vjete e fundit, ka me u hapë nji perspektivë që ishte konsiderue e mbyllun përfundimisht nga Papa Gjon Pali i Dytë.

Xhakoni asht shkalla ma e ulët e hierarkisë fetare, që pasohet nga prifti e mandej nga peshkopi. Xhakonët munden me krye disa ritual bazike në fenë katolike, si pagëzimet dhe martesat.

Kjo hapje e paralajmërueme sot nga Papa Françesku, kishte me e afrue Kishën Katolike me atë Angikane (të Anglisë dhe Amerikës), ku gratë janë jo vetëm xhakone, por edhe priftnesha e peshkope.

Deklaratat e Papës u banë në punimet e Kongresit të 20 të Unionit Ndërkombëtar të Eprorëve të Përgjithshëm të Kishës Katolike, të mbajtun në Vatikan.

Mes tjerash, Papa tha se historia e Kishës Katolike e ban me u ndi i turpnuem. Na kemi ba lufta të gjata kundër vllazënve tonë të krishtenë, – tha Papa, tue ba thirrje për bashkëpunim mes të gjitha komuniteteve të krishtena në botë.