Papa Francesco vizitë prostitutave në Romë, mes tyne dhe shqiptare

Papa Francesco ka zhvillue nji vizitë në qendrën “Papa Giovanni XXIII” në Romë, ku strehohen 20 gra, të cilat tashma janë të lirueme nga prostitucioni skllavnues.

6 prej tyne janë nga Rumania, 4 nga Shqipnia, 7 nigeriane, 1 italiane, 1 ukrainase dhe nji nga Tunizia. Mbi 30 asht mosha mesatare e grave të mbrojtuna mbas jetës së dhunshme që kanë pasë.

“Vizita e sotme e Papa Françeskut në këtë vend asht nji tjetër kujtesë për me luftue trafikimin e qenieve njerëzore që Ati i Shejtë e ka cilësue si krim kundër njerëzimit dhe si nji plagë në trupin e Krishtit”, asht shpehë Selia e Shejtë, raportojnë mediat italiane.

243140