Papa Françesku ka me i shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit

Papa Françesku ka me i shpallë 38 martirë shqiptarë të kohës së komunizmit. Mbrenda këtij viti, Shqipnia ka me pasë edhe festën e martirëve shqiptarë.

Lajmi u ba i ditun nga Dom Gjergj Meta, i cili njofton përmes rrjetit social Facebook se procesi ka kalue në tana fazat.

Lexone postimin e plotë të tij në Facebook:
Lajm i bukur e i gëzueshëm!
Procesi i Luminimit të 38 martirëve shqiptarë të kohës së Komunizmit, Vinçenc Prennushi me shokë martirë, po pret vetëm firmën e Papës Françesku, pasi ka kaluar të gjitha fazat tashmë. Brenda këtij viti, përveç Nënë Terezës besoj do të kemi edhe festën e martirëve shqiptarë të vrarë në urrejtje ndaj besimit…
Ky lajm bëhet i ditur nga Arqipeshkvi i Shkodrës Imzot Massafra dhe nga Imzot Marcello Semeraro, anëtar i Kongregacionit për Shenjtërit dhe Sekretar i G9.