Papa Françesku: Lumtunia s’asht aplikacion që shkarkohet në telefon

Lumtunia nuk ka çmim e nuk tregtohet. Nuk asht nji aplikacion që shkarkohet në telefon. As versioni ma i ri nuk mundet me ju ndihmue me u ba të mëdhaj e të lirë në dashuni!

Këto janë fjalët që Papa Fançesku zgjodhi me u thanë mija të rejave e të rive nga tanë bota, të mbledhun në Sheshin Shën Pjetër të Vatikanit, për me festue Jubileun e Rinisë.

“Dashnia asht nji përgjegjësi. Nji përgjegjësi e bukur që zgjat tanë jetën. Asht angazhimi i përditshëm i atij që din me realizue andrra të bukura”, tha Papa.

Ndërsa nji ditë ma parë, përmes nji videomesazhi, Papa iu drejtue të rive, tue folë prapë për mvarësinë e tyne nga teknologjia.

Sa shpesh më ndodh me dashtë me folë me miqtë e mi, por nuk arrij me u lidhë me ta, sepse nuk ka valë. Jam i sigurt se ju ndodh edhe ju, që celulari në disa zona, mos me pasë valë. E kur nuk arrin me folë, mbyllesh në vete, – tha Papa Françesku.

Ma tej, Papa tha se në këtë botë, njeriu ka gjithmonë fjalë të mira me thanë për njerëzit. Sepse me qenë i lirë nuk don me thanë me ba çka të duesh, sepse liria asht dhuntia për me zgjedhë të mirën, edhe pse asht e lodhshme.