Paralajmërimi shokues i kryeministrit të Turqisë!

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim paralajmëroi se arrestimet nuk kanë mbarue, tue theksue se ma shumë arrestime ka me pasë gjatë ditëve në vijim.

Yildirim tha se Turqia asht e vendosun për ekstradimin e Fehtullah Gulenit, imamit mysliman që jeton në Shtetet e Bashkueme. Ai tha se Guleni duhet arrestue.

“Na si shtet kemi dërgue të gjitha dokumentet për ekstradimin e Gulenit dhe presim nga SHBA’ja, që ai me ardhë në Turqi, për me u burgosë”, tha kryeministri turk, raporton “Sky News”.

Yildirim tha se, thirrjet e fuqishme të popullit turk për rikthimin e dënimit me vdekje, Qeveria e Ankarasë nuk mundet me i injorue.

Ai foli edhe për raportet mes Ankara’s dhe Moskës, para nji vizite të Erdoganit në Rusi me 9 Gusht.

“Na kemi krijue raporte të ngushta me Rusinë dhe kjo duhet me ndodhë edhe në të ardhmen. Na kemi të ardhmen e përbashkët me shtetin rus”, tha Yildirim.