Paralajmërojnë nga PDK: Nëse Veseli nuk zgjedhet kryeparlamentar, qe çka ndodh!

Deputeti i zgjedhun i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thanë se zgjedhja e Kadri Veselit kryeparlametar asht e pashteg dhe se procesi ka me u bllokue në atë pikë, për aq kohë sa asht e nevojshme, në mënyrë që ai proces të kryhet.

Ai ka deklarue se nuk ka dyshim që Veseli i ka votat për m’u emnue në atë post, si edhe Ramush Haradinaj për postin e kryeministrit, ndërsa ka ftue deputetët e koalicionit LAA që të mos jenë bllokues, por të mendojnë për vendin, njofton Klan Kosova.

“Na kemi atë fuqi politike që kemi dhe të drejtën për me zgjedhë kryetarin e parlamentit. Mendoj që kandidatura asht e mirë dhe e qëllueme. Nëse dikujt i konvenon që mos me shkue ma tutje, por me shty këtë proces për muej, mbas konstituimit të kuvendit, kushtetuta nuk parasheh diçka tjetër, pos zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë”.