Paralmenti Europian miraton rezolutën për Kosovën

Deputetët e Parlamentit Europian në Strasburg miratuen sot rezolutën për Kosovën, me të cilën kërkohet formimi i shpejtë i qeverisë pro-europiane dhe përparimi në liberalizimin e vizave, por edhe dialog konstruktiv në dialogun me Beogradin.

Në rezolutë, e cila u miratue me 474 vota për dhe 134 kundër, derisa 64 deputetë abstenuen, thuhet se pesë vende anëtare të BE nuk e kanë pranue Kosovën dhe nëse të gjitha vendet anëtare kishin me ba këtë, nji gja e tillë ka me ngritë kredibilitetin e BE’s në politikën e saj të jashtme dhe kishte me ndihmue në normalizimin e marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek ka thanë se në raportin e saj, të cilin sot e miratuen euro-deputetët, kërkon formimin e shpejtë të qeverisë pro-europiane dhe përparimin në liberalizimin e vizave, si dhe vazhdim konstruktiv të dialogut me Beogradin.