Paret dhe uniformat policore të Maqedonisë edhe në shqip

Neni 8 i propozimligjit të ri për përdorimin e gjuhëve e përkufizon saktë se uniforma dygjuhësore ka me pasë në Shkup si dhe në të gjitha komunat ku jetojnë komunitete tjera që nuk janë maqedonas, e që janë së paku 20%.

“Uniformat e policisë, zjarrfikësve, shëndetësisë, në Shkup dhe në komunat në të cilat 20% të qytetarëve flasin gjuhë tjetër zyrtare nga ajo maqedonase, shkruhen në gjuhë maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% të qytetarëve të RM dhe shkrimin e saj”, parasheh propozimligji për përdorimin e gjuhëve, neni 8, alineja 3.

Elemente të kulturës shqiptare ka me pasë edhe në bankënota dhe pare, kurse në dy gjuhë kanë me qenë edhe pullat postare.