Partia e don në Kuvend, por ky asht synimi i Daut Haradinajt?

Deputet i AAK, Daut Haradinaj, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 Qershorit, pati deklarue se kishte me deshirue me qeverise në Komunën e Deçanit.

Mirëpo, ai u zgjodh deputet edhe për nji mandat në Kuvendin e Kosovës dhe që atëherë nuk asht ndigjue ma të ketë thanë se ka me kandidue për Deçan, shkruen lajmi.net.

Arsyeja mundet me qent kjo, në qoftë së Haradinaj tërhiqet nga posti i deputetit në vend të tij ka me ardhe nji deputet nga PDK, mbasi në zgjedhje PDK-AAK-Nisma shkuen së bashku. Nga kjo rrjedh se, nëse Haradinaj tërhiqet nga ulsja e tij prej deputeti, atëherë automatikisht AAK nga 10 deputetë ka me i pasë ma pak deputetë (9).

Burimet e lajmi.net mbrenda AAK kanë thanë, se partia po kërkon nga Daut Haradinaj me ndejt deputet, pasi partisë i nevojitet nji deputet si ai. Mirëpo, simbas të njajtit burim, dëshira e Haradinajt asht me kandidue për Deçan, gja që partia nuk po ia aprovon.