Partitë ndajnë komisionet parlamentare – Kjo asht renditja

Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, e cila asht tue vazhdue, partitë politike janë marrë vesh për ndamjen e komisioneve parlamentare.

Simbas nji ndamje që asht ba në mbledhje, Vetëvendosje ka marrë drejtimin e katër komisioneve, PDK e LDK nga tri, ndërsa AAK nji komision.

Kësisoj, Vetëvendosje ka me i drejtue Komisionin Parlamentar për Legjislacion, atë për Arsim, Punë e Mirëqenie Sociale dhe Komisionin për Mbikqyrjen e AKI’s.

LDK ka m’i drejtue komisionet për Buxhet, atë për Punë të jashtme dhe Komisionin për Mbikqyrjen e Financave Publike, shkruen Kallxo.com.

PDK ka marrë drejtimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, atij për Administratë Publike dhe Komisionin për Integrime Europiane.

Ndërsa AAK’s i asht nda Komisioni për Bujqësi.