Pasunia “rrush” e Bekim Jasharit, 50 mijë veç kerre (foto)

Djali i heroit, Hamëz Jashari, Bekimi ka vendos me hy në politikë tue synue kreun e komunës së Skënderajt.

Kjo ka ba që Partia Demokratike e Kosovës mos me dalë me ndonji kandidat në këtë komunë, dhe ta pëkrah Bekim Jasharin.

Por, Jashari aktualisht asht kryetari i bordit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pasunia e kandidatit për kryetar të Skënderajt asht e madhe, me vetura të shtrejta, para të gatshme, dhe paga të majme vjetore, shkruen lajmi.net.

Në deklarimin e pasunisë të vitit 2016, Jashari ka deklarue se posedon dy kerre të cilat kushtojnë hiç ma pak se 50 mijë euro.

Nji shumë të parave, Jashari i ka të kursyeme edhe në banka.

Mbi 15 mijë euro Bekim Jashrari i ka të deklarueme në tri banka të ndryshme të vendit.

Madje, ai ka 50% të akcioneve edhe në nji kompani komerciale vendore, kapitali i së cilës shkon në 250 mijë euro.

Pagë vjetore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Jashari merr mbi 8 mijë euro.

Kurse 24 mijë euro i merr nga nji objekt me qera që e ka të lëshuem në komunën e Skënderajt.

Sot gjatë ditës kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku ka konfirmue se PDK ka vendos që të mos dalë me asnji kandidat në Skënderaj.