PDK 21 deputetë, AAK 10 e Nisma 8 (dokument)

Partia Demokratike e Kosovës ka me i pasë 21 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

16 ma pak se në zgjedhjet e kalueme.

AAK e Ramush Haradinajt ka arritë me i ba 10 deputetë, kurse Nisma ka arritë me i marrë 8 deputetë.

Tashma asht e sigurt se koalicioni parazgjedhor PAN ka fitue 39 deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Ma së shumti të zgjedhun të popullit ka fitue PDK. Mirëpo, krahasue me zgjedhjet e pesta, partia e Veselit ka 16 deputetë ma pak.

Partia e Ramush Haradinajt ka marrë dhetë deputetë në mesin e të cilëve asht edhe Nënkryetari Ahmeti Isufi, i cili s’pati fitue në zgjedhjet e kalueme.

Ndërkohë, NISMA për Kosovën, asht rritë për 40 për qind dhe ka fitue 8 deputetë.

Indeksonline ka publikue listën e cila mundet me ndryshue mbasi të numërohen votat me kusht dhe votat nga diaspora.

Çka shihet në listë asht se aty nuk ndodhen dy nënkryetarët e PDK’s: Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. Madje, as Shaip Muja.