PDK e sigurt: Veseli, kryetar i Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës asht e sigurt se Kadri Veseli nesër ka me u ba përsëri kryetar i Kuvendit. Madje, në këtë parti janë të bindun se votat i kanë dhe kjo çashtje ka me u mbyllë pa telashe.

Rrugëtimi katërvjeçar i Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka me mujt me u vendose nesër.

Kur kanë mbete edhe pak orë nga kjo seancë, kundër tij kanë dale shumica e partive opozitare dhe deputetëve.

Mirëpo, ky fakt nuk po i ban përshtypje aspak Partisë Demokratike të Kosovës, që drejtohet nga vetë Veseli.

Në këtë parti janë të bindun se Veseli nesër ka me u ba kryetar i Kuvendit. Këtë bindje e ka edhe vet numri i dy PDK’s, Enevr Hoxhaj.

“S’kemi asnji dilemë ma. Votat i kemi dhe Kadri Veseli ka me qenë kryetar i Kuvendit. Na nuk kemi tjetër kandidat për këtë pozitë. Madje, as nuk asht diskutue për dikend tjetër. Veseli asht ai që e ka përkrahjen e krejt partisë”, ka thanë Enver Hoxhaj për Express.