PDK: I kemi numrat, Haradinaj ka me ba Qeverinë në kohë rekorde

kadri veseli ne fushate

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, ka thanë se Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, ka me krijue Qeverinë në kohë rekorde.

“Haradinaj asht i nominuemi për kryeministër, ai e ka të drejtën ekskluzive për me bisedue me partnerët. Ai gjithmonë e ka në krah Veselin, por si i nominuem e ka ekskluzivitetin për me bisedue me partnerët tjerë”, u shpreh Hoti.

Madje, ai asht optimist se Haradinaj ka me pasë përgjigje pozitive nga shumë grupe, shkruen gazetametro.net

“Oferta e Haradinajt ka me pasë përgjigje pozitive nga shumë grupe. I kemi votat e mjaftueshme për me ba Qeverinë”, tha ai.

Hoti, tutje ka thanë se, të dytit nuk ka me i ardhë radha për formimin e Qeverisë, sepse simbas tij, këtë shumë shpejtë ka me ba Haradinaj.