PDK: Mikullovci po abuzon me institucionin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në nji konferencë shtypi, ka akuzue kryesuesin e Kuvendit nga Vetëvendosje se po abuzon me institucionin e Kuvendit, tue mbajt seancë dhe tue lejue debat në Kuvend, pa praninë e deputetëve të subjektit të parë që doli në zgjedhje.

Besim Beqaj, anëtar i Kryesisë së PDK’s, tha se Adem Mikullovci, po e keqpërdor ulësen të cilën “e ka fitue rastësisht” si deputeti ma i vjetër, tue lejue debat ende pa u konstituue Kuvendi.

“Me mendue me mbajtë seancë me 55 deputetë dhe me abuzue me mediat dhe me  qytetarët, asht e papranueshme”, tha Beqaj.

Megjithë vonesat, ky zyrtar i PDK’s konsideron se nuk ka krizë politike.

“PAN nuk asht bllokues. Kemi nevojë për konsulta shtesë dhe shumë shpejt kemi me i  formue institucionet”.

Simbas tij, nuk mund të mbahet debat pa u konstituue Kuvendi dhe zgjedh Kryetari e Nënkryetarët.

Anëtari tjetër i Kryesisë, Fehmi Mujota, përsëriti se kandidat i PAN’it për Kryetar të Kuvendit asht Kadri Veseli.

Edhe Mujota u shpreh se “mbas konsultimeve të nevojshme”, institucionet kanë m’u formue së shpejti.