PDK mirëpret veprimin e AKR’s

Ardi Nurellari nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thanë se klima e krijume në vend nuk asht serioze sa i përket krijimit të institucioneve.

Ai ka thanë se edhe në kohën kur Kadri Veseli ka qenë kryetari i Kuvendit ka shkue me mirëkuptim me kryesinë kur ka thirrë seanca.

Kurse, për raportimet se AKR e Behgjet Pacollit ka nji marrëveshje me PAN, Nurellari ka thanë se kishte me qenë nji veprim i mirëpritun, pa konfirmue nëse ka nji akord mes tyne.

“Me AKR ka qenë nji frymë bashkëpunimi”, ka shtue ai, njofton Klan Kosova.

“Veprimi i AKR asht veprim i mirëpritun”, ka vazhdue Nurellari.