PDK vjen me slloganin ‘Forca e Ndryshimit’ dhe logon e re

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqit sot slloganin e saj për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit i cili ka me qenë “Forca e Ndryshimit”.

Nënkryetari i PDK’s, Memli Krasniqi tue paraqit slloganin e ri të partisë, tha se ai reflekton forcën dhe vullnetin e PDK’s për me ndryshue vetë por edhe për t’ju pri ndryshimeve në vend.

“Edhe kësaj here, sikurse ka ba gjithmonë, Partia Demokratike e Kosovës po deshmon se asht e aftë me ecë në hap me kohën, ka përgjegjësinë me i ndigjue e kuptue ma së miri kërkesat e qytetarëve dhe ka kapacitetet me pregaditë ofertën ma të mirë politike në vend”, tha Krasniqi.

Ai tha se hapi i parë i PDK’s si forcë e ndryshimit përbahet nga kandidimi i mbi 80% të kandidatëve për kryetarë komunash për herë të parë, tue dëshmue gatishmëninë për me ndryshue dhe për m’u ripërtëri.

 

Shperndaje në: