Pence e jep nji deklaratë të fortë për Kosovën

Zavendëspresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Mike Pence, ka thanë sot në Podgoricë se SHBA’të kanë m’u angazhue që Kosova m’u ba anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut dhe për t’ardhmen në NATO.

Simbas Pence, SHBA’të kanë me vazhdue me përkrahë proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshi këtu edhe dialogun me Serbinë.

“SHBA ka m’u angazhue me eliminue të gjitha pengesat që Kosova m’u ba anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut dhe për të ardhme në NATO.

SHBA vazhdon me përkrahë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhanieve e për fqinjësi të mirë.

SHBA asht mirënjohëse për luftimin e terrorizmit dhe përgëzon suksesin në parandalimin e sulmeve terroriste të planifikueme në territorin e Shqipnisë, të Maqedonisë e të Kosovës”, ka thanë Pence.