Pence e lavdon Malin e Zi për ‘guxim’ ndaj ‘presionit rus’

Zavendëspresidenti Amerikan, Mike Pence, mbramë në Podgoricë i ka lavdue liderët e Malit të Zi për qëndrim ndaj “presionit rus”.

“Guximi juej, veçanërisht në ballafaqim me presionin rus, e inspiron botën dhe unë ju lavdoj për këtë”, tha Pence gjatë darkës me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, dhe me liderët e tjerë të këtij vendi.

Mike Pence tha se udhëtimi i tij në këtë vend të vogël me 620 mijë banorë asht “testament për faktin se Amerika nuk ka aleatë të vogël, por ka vetëm aleatë të fortë”.

Zyrtari i naltë amerikan arriti në Mal të Zi, që asht anëtari ma i ri i NATO’s, mbas vizitës në Gjeorgji, ku ai e kritikoi “okupimin” e Rusisë të territorit gjeorgjian, prej luftës së shkurt në vitin 2008.