Pence e priti kështu Thaçin në Shtëpinë e Bardhë (foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, asht prit sot në Shtëpinë e Bardhë nga Zavendëspresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Mike Pence.
Presidenti Thaçi ka shpreh mirënjohjen e popullit të Kosovës për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

“Rrugëtimin drejt lirisë, pamvarësisë dhe shtetndërtimit e kemi ba bashkë me SHBA’n. Tash jemi në proces të jetësimit të aspiratës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe përsëri lidershipi amerikan asht i pazëvendësueshëm”, ka thanë Presidenti Thaçi.

Presidenti ka theksue se Kosova, përmes forcimit të subjektivitet ndërkombëtar dhe reformave të mbrendshme, asht shndrrue në faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e ma gjanë.

Ai ka njoftue Pence për procesin e transformimit të FSK’s në Ushtri të Kosovës.

Simbas tij, kjo ka m’u ba në koordinim të plotë me SHBA’n dhe partnerë tjerë strategjikë dhe NATO’n.

Në këtë takim asht bisedue me theks të veçantë edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, Presidenti Thaçi ka kërkue përfshimjen e SHBA’ve në këtë proces.

 

pence1pence2pence3pence4pence5pence6pence7

Shperndaje në: