Për çfarë vjedhje po akuzohet grueja e Donald Trump!

Grueja e Donald Trump, Melania ka marrë pjesë në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane.

Ajo asht ballafaque me akuza se nji pjesë të fjalimit të saj e ka vjedh nga grueja e presidentit aktual amerikan Barack Obama, Michelle Obama.
Komentuesit kanë verejtu ngjashmënitë mes fjalimit të saj dhe fjalimit të Michelle Obamës gjatë Konventës së vitit 2008.

Ky ishte fjalimi i saj i parë publik, për çka kishte ndihmë nga grupi i madh ekspertësh.

Në fjalimin e saj, ajo ka lavdue burrin e saj, për të cilin ka thanë se ka me luftue për të mirën e vendit.