Për çka ende po tutet Erdogan?!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se ka pasë dështime në agjencinë e inteligjencës edhe përpara grusht shteti të dështuem të javës së kalueme.

Erdogani tha se edhe mbas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, mundet me pasë përpjekje të re për grusht shtet, por kjo nuk ka me qenë e lehtë sepse, siç tha ai, ” na jemi ma shumë vigjilent”.

“Asht mjaft e qartë se ka pasë boshllëqe të mëdha dhe të meta në aktivitetet tona të inteligjencës, nuk kam asnji qëllim për me mshefër apo për me mohue atë” tha ai.

Erdogan ka shtue se nëse ka me qenë e nevojshme mbas tre muejsh ka me u zgjatë gjendja e jashtëzakonshme.