Për çka po alarmohet Gjermania?

Ministri i Mbrendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, ka paralajmërue sot se Gjermania asht shtëpi e ma shumë se 500 militantëve islamikë, të cilët mund të jenë në gjendje që të kryejnë sulme vetë apo si anëtarë të grupeve terroriste.

Tue folë në nji intervistë për gazetën Bild, de Maiziere ka thanë se momentalisht në vend gjenden të paktën 250 sulmues të mundshëm.

Ai shtoi se, edhe 360 njerëz relevantë janë të njohun për policinë gjermane për shkak të afërsisë së tyne me sulmuesit e mundshëm.

“Grupet politike terroriste futen në mënyrë të msheft në Europë dhe i pregaditin sulmet pa u vërejtë, siç e kemi pa në sulmet e Parisit dhe Brukselit,” tha ai.