Për herë të parë, Arabia Saudite lejon gratë me vozitë

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman, ka nënshkrue nji dekret përmes të cilit gratë e këtij shteti kanë m’u lejue me marrë leje të vozitjes për herë të parë.

Mediat shtetnore kanë ba të ditun që Mbreti Salman ka urdhnue formimin e nji organizmi shtetnor që do të jepte këshilla për këtë ligj mbrenda 30 ditëve, për me implementue më pas në Qershor të vitit 2018.

Deri tash, Arabia Saudite ishte shteti i vetëm në botë që nuk lejonte nji pjesë të qytetarëve të përdornin automjete vetëm për faktin se i përkisnin njanës gjini.

Ky vendim vjen mbasi Arabia u zgjodh anëtare e komisionit për të drejtat e grave në Kombet e Bashkueme, edhe pse ky shtet ka nam shumë të keq, sa i përket pozicionit që kanë gratë në shoqni.

Arabia Saudite njihet për represionin që ushtron ndaj grave dhe grupeve të tjera të margjinalizueme.

 

Shperndaje në: