Përfaqësuesi i LDK’s kallxon se çka u arrit në takimin për Demarkacionin

Subjektet politike në Kosovë kanë ba nji hap para rreth zgjidhjes së krizës politike, e cila asht nxitë nga çashtja e demarkimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Njani nga përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili mori pjesë në takimin e orëve të mbramjes në mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës, Muharrem Sfarqa vlerëson se në këtë takim asht pa nji gadishmëni e përparim në mes partive për të shty përpara procese të bashkëpunimit.

“Ka pasë nji përparim dhe gadishmëni të përfaqësuesve politikë për ecjen e procesit përpara të bashkëpunimit të ndërsjellë për arritjen e koncensusit për çashtje madhore që ndërlidhen me t’ardhmen e Kosovës edhe në procesin e integrimit në BE”, tha Sfarqa për KosovaPress.

Gjatë këtij takimi, simbas Sfarqës, asht aprovue nji deklaratë politike me anë të së cilës, partitë politike kanë me gjetë koncensus për të ecë përpara procese të Kosovës, tue përfshi edhe çashtjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai tha se, teksti i deklaratës asht i harmonizuem me bashkëpunim të ndërsjellë në gjuhën e bashkëpunimit dhe tolerancës.