Përfundon mbledhja e PDK’s, kjo asht deklarata e Enver Hoxhajt

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, mbas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK’s, ka thanë se ata ende nuk i kanë caktue përfundimisht emnat për postet qeveritare.

Simbas tij, nji gja e tillë ka me u kry gjatë ditës së sotme, ku kryetari PDK, Kadri Veseli ka me dalë me emnat propozues për ministra, ku mandej ka me vendos kryesia përfundimisht.

“Na gjatë ditës së sotme i kryejmë emnat për postet qeveritare, presim nga kryetari i Veselit me i propozue emnat, mandej vendosim në kryesi. Nëse ka emna që në kryesi nuk i duket emën që ka me pasë mbështetje nga qytetarët, atëherë kemi me pasë debat të mbrendshëm. Por, ende nuk ka pasë ndonji listë të plotë”, ka thanë ai.

Shperndaje në: