Përfundon seanca, PAN’i nuk i ka numrat!

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci e përfundoi seancën e sotme konstituive.

Enver Hoxhaj nga PDK kërkoi edhe dy javë mbasi tha se ende nuk i kanë numrat dhe kanë nevojë për konsultime dhe koordinime shtesë.

Ai tha se i kanë 60 vota, ndërsa nevojiten ma shumë se 61 vota.

Lidhun me këtë, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci tha se nuk ka kompetencë të përgjigjet lidhun me kërkesën e tyne.

Ai përfundoi seancën, tue thanë se do të shihet ma vonë si do të veprojnë ma tutje.