Përgjimet e ISIS. Folin për sulme tjera!

pergjimet isis

Përgjimet e bisedave mes terroristëve që janë ba në muejt e fundit tregojnë se si organizata terroriste e ISIS asht e përgaditun.

Sidomos mbasi hetimet e kryeme deri më tash tregojnë se ata kanë ende armë dhe eksploziv.

Identitetet e tyne u janë dërgu policisë europiane.

Qellimi asht të gjendet çdo element i dobishëm për t’arritë në gjurmët e t’arratisunve që mund të godasin perseri.

Në bisedat e përgjueme ndigjohet se si nji nga bashkëpunëtorët e artizanit të bombave që u perdorën në Paris dhe në Bruksel, thotë: “Do të vrasim jobesimtarët. Do të godasim persëri”.

Hetimet kanë zbulu se si disa fundamentalistë të cilët kanë planifiku dhe krye sulmet në Bataclan, Stade de France dhe pastaj n’aeroportin Zaventem dhe metronë Maelbeek ishin ndalu, kontrollu dhe pastaj u liruen nga policia belge.
Njani prej tyne me inicialet B.B. ka dhanë nji mesazh në nji bisedë të cilën e ka pergju nga policia belge.

Ai tregon qartë se sa i naltë asht rreziku i hymjes në veprim persëri nga terroristët.

Ai ishte nis për në Siri në Dhetor të vitit 2012. Arriti në Düsseldorf, shkoi në Turqi dhe pastaj erdhi në kampin e trajnimit.

Telefonata e tij n’Europë, tue fol me “kontaktet” e tij ndigjohet të thotë:

“Kam luftuar së bashku me muxhahedinët për të vendosur ligjin e All-llahut dhe të vras njerëzit që kundërshtojnë All-llahun. Tani jam kthyer në Belgjikë për të vrarë jobesimtarët”.

Simbas hetimeve të kryeme gjatë muejve të fundit, kjo nuk asht e vetmja.

Nga rindërtimi i levizjeve të Laachraoui mesohet se shumë të rijë nga Belgjika kanë vdek në Siri në fushëbeteja, të tjerë u plagosën dhe u kthyen në shtëpi për të organizu nisjen e të tjerëve, tue ofru para, kontakte dhe materiale .

Nji “rrjet” njerëzish të trajnuem në kampet siriane, dukshëm janë të gatshëm të sakrifikojnë veten e tyne në të tjera sulme kamikaze n’Europë.