Përpjekja e katërt për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka njoftue se sot tue fillue ne oren 10:00 asht thirre vazhdimi i seancës konstituive, në të cilën,pikë e vetme e rendit të ditës ka me qenë zgjedhja e kryetarit të Parlamentit dhe nënkryetarëve.

Megjithatë, koalicioni PDK-AAK-NISMA, ka ritheksue se nuk ka me marrë pjesë në seancë për me propozue kandidatin e tyne, tue e bojkotue kështu edhe nji tjetër tentativë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, në nji prononcim për KosovaPress, ka deklarue se deputetët e koalicionit PAN nuk kanë me qenë pjesë e seancës së sotme, tue thanë se e njajta asht thirrë në mënyrë të njianshme.