Përveç Thaçit, edhe Vucic e takon Trump’in

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka udhëtue për në New York, ku deri me 23 Shtator, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi, Ivica Dacic kanë me marrë pjesë në sesionin e 72’të të rregullt të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme (OKB).

Atje kreu i shtetit serb pritet m’u takue edhe me Presidentin Amerikan, Donald Trump.

Në punimet e Asamblesë së OKB’s ka me qenë i pranishëm ashtu siç asht lajmërue zyrtarisht edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në këtë vizitë ka me qenë i shoqnuem nga Zoja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli.

Thaçi dhe Vucic kanë me zhvillue takime bilaterale edhe me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

 

Shperndaje në: