Pilaf si ky, nuk keni hangër ndonjiherë

Nji artiste amerikane përdor kokrra orizi për me vizatue në enë. Ajo merr frymëzim nga personazhe të famshëm të botës së spektaklit ose të filmave të animuem për me krijue kryeveprat e saj.

Ajo shpjegon se përdor ngjyrues artificialë për me vizatue Homer Simpsonin, të ndjerin David Bowie apo të famshmen Kim Kardashian.

Punimet, të cilat kërkojnë deri në 2 orë kohë për me u ba, ajo i poston në Instagram dhe ma t’suksesshmet, i shet.