Plumba mbi Shtëpinë e Bardhë, plagoset nji person

_89756937_whitehouse

Policia amerikane njofton se t’Premten mbasdite janë regjistrue gjuejtje me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë.

I dyshuemi u shoqnue nga ana e policisë.

Në momentin që ka gjuejt drejt Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama nuk ndodhej aty, raporton BBC.

Mediat amerikane raportojnë se nji person asht qëllue nga rojet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Arsyet dhe gjendja e tij nuk janë të qarta.