Po afrohet lufta? “Zjarr qysh nuk e ka pa bota” (foto)

Kjo asht erë lufte!

Amerika ka publikue disa foto të bombarduesve supersonikë B-1B, derisa ngriten nga baza ajrore Guam, të cilën lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka kërcënue se ka me e goditë me raketa.

Misioni u ndërmor pak orë mbasi Korea e Veriut zbuloi se ka plane për me bombardue këtë territor amerikan, ku jetojnë e punojnë të paktën 163 mijë persona.

Reagimi i vendit komunist erdhi mbasi presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi shumë ashpër.

Ai tha se çdo kërcënim që i bahet Amerikës ka me u perballe me “zjarr dhe tërbim siç nuk e ka pa kurrë ma parë bota”.

Korea e Veriut tha se stërvitja ajrore tregon se “imperialistët amerikanë janë maniakë të luftës bërthamore”.

Guvernatori i Guam’it tha se Shtëpia e Bardhë i ka garantue se “Amerika do mbrohet”.

Pheniani tha se SHBA ka me pague shtrejt vendimin për sanksionet e reja.